Kushner: Plani i “Marrëveshjes së Shekullit” mund të publikohet para vjeshtës

Jared Kushner, dhëndri dhe kryekëshilltari i Presidentit të ShBA-së, Donald Trump bëri të ditur që në qoftë se në Izrael anulohen zgjedhjet e parakohshme të planifikuara për shtator, atëherë plani i “Marrëveshjes së Shekullit” do të mund të publikohet para vjeshtës.

Sipas lajmit të gazetës “The Times of Israel” Kushner u prononcua në interes të gazetarëve në Konferencën Ekonomike të Bahrejnit, e cila filloi punimet të martën në kryeqytetin e Bahrejnit, Manamë, nën sponsorizimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Kushner tha që në qoftë se në Izrael anulohen zgjedhjet e parakohshme të planifikuara për shtator, atëherë plani i “Marrëveshjes së Shekullit” do të mund të publikohet para vjeshtës.

“Ne si një ekip i vlerësojmë zhvillimet dhe i ofrojmë sugjerime Presidentit, ndërkaq është vendimi i tij se çfarë do të bëjë. Në qoftë se ata (Izraeli) bën ndonjë rregullim atëherë edhe ne në dritën e këtyre zhvillimeve do t’i bëjmë rregullimet e nevojshme”, bëri të ditur Kushner.

Edhe pse detajet e planit të “Marrëveshjes së Shekullit”, për të cilin pretendohet se është përgatitur nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump me qëllim të “zgjidhjes së çështjes izraelito-palestineze” ende nuk janë të qarta, në mediat ndërkombëtare zënë vend disa informacione në lidhje me planin.

Sipas këtyre lajmeve plani përmban pikat kundër palestinezëve me të cilat synohet që Jerusalemi t’i lihet Izraelit dhe të vazhdojë ekzistenca e një pjese të madhe të vendbanimeve të paligjshme hebreje në Bregun Perëndimor.

Bëhet e ditur që në planë nuk preket fare në çështjen e kthimit të rreth 6 milionë refugjatëve palestinezë të syrgjynosur nga territoret e tyre nga ana e Izraelit.

Presidenti i Palestinës, Mahmud Abbas bën të ditur se plani, të cilin ai e cilësoi si “Shuplakë e Shekullit”, përveç disa ndihmave ekonomike nuk përmban asgjë tjetër në dobi të popullit palestinez./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne