Kuvajt, ambasadori amerikan thirrje për zgjidhje të drejtë të krizës së Gjirit

Ambasadori amerikan në Kuvajt bëri thirrje për zgjidhje të drejtë të krizës së Gjirit dhe shprehu mbështetjen e SHBA-së për përpjekjet e Kuvajtit për të ndërmjetësuar.

Diplomati amerikan ka ftuar të gjitha palët e përfshira në krizë në vetëpërmbajtje me qëllim të arritjes së zgjidhjes së drejtë të krizës.

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Egjipti, Bahreini dhe Jemeni, më 5 qershor njoftuan ndërprerjen e të gjitha lidhjeve diplomatike me Katarin, të cilat e akuzojnë për destabilizim të rajonit. Ndërsa qeveria e Katarit ka refuzuar plotësisht të gjitha pretendimet e bëra për mbështetje të terrorizmit.

Doha të shtunën e kaluar ka pranuar një listë të kërkesave nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti, si propozim për ti dhënë fund bllokadës.

Ministri i Jashtëm i Katarit Sheikh Muhammed bin Abdurrahman Al-Thani, tha se vendi i tij do të refuzojë kërkesat në fjalë, ndër të tjera edhe ato për mbylljen e rrjetit mediatik Al Jazeera, ndërprerjen e marrëdhënieve me Iranin, mbylljen e bazës ushtarake turke në vend dhe ekstradimin e “terroristëve” .

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne