Kuvajti njofton fillimin e bisedimeve ShBA-Iran

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kuvajtit, Halid al-Xharullah tha se kanë nisur bisedimet ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Iranit për ti dhënë fund tensionit në rritje në rajon.

Në përgjigje të interesit të gazetarëve Xharullah tha se “Bisedimet mes palëve (Uashington dhe Teheran) kanë filluar. Ka kontakte dhe lëvizje”.

“Zhvillimi i fundit që ka ndodhur në këtë suazë, ka të bëjë me kontaktet që ka realizuar në Iran ministri i Punëve të Jashtme të Omanit, Jusuf bin-Alevi. Ne kemi besim se në rajon do të fitojë mençuria dhe arsyeja”,- u tha Xharullahu gazetarëve.

Rajoni do të çlirohet nga konfliktet dhe do të dominojë stabiliteti, u shpreh zyrtari kuvajtian, duke e argumentuar optimizmin e tij lidhur me këtë çështje me deklaratat që kanë ardhur nga Irani dhe ShBA-ja në drejtim të shmangies së luftës.

“Ekziston një situatë optimiste dhe shpresëdhënëse për të marrë nën kontroll rreziqet që kërcënojnë sigurinë e rajonit”,- theksoi Xharullah./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne