Kuvendi sot në seancë plenare, shqyrtohen ndryshimet në buxhetin e vitit 2020

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot një seancë plenare ku do të shqyrtohen disa akte normative dhe pr/ligje, mes tyre edhe ndryshimet në buxhetin e vitit 2020.

Kështu sot do të shqyrtohet Akti normativ nr. 14, date 11 prill “Për disa ndryshime dhe shtesa në aktin normativ nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID -19”, të ndryshuar””.

Akti normativ nr. 15, datë 15 prill 2020 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar””.

Akti normativ nr. 16, datë 17.4.2020 “Për faljen e masave administrative me karakter ndëshkues të vendosura gjatë periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID – 19″.

Kuvendi shqyrton Projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10.448, datë 14.7.2011, “Për lejet e mjedisit”, të ndryshuar””.

Projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10.431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar””.

Projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 7643, datë 2.12.1992, “Për inspektimin sanitar”, të ndryshuar””.

Projektligjin “Për shërbimet e pagesave”.

Projektligjin “Për sipërmarrjet e investimeve kolektive”.

Projektligjin “Për pyjet”.

Projektligjin “Për miratimin e shtesës së kontratës së koncesionit të formës “BOT” (ndërtim, shfrytëzim dhe transferim) të një porti të llojit MBM në Porto – Romano, Durrës, miratuar me ligjin nr. 104/2015, ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqërisë koncesionare “Porti MBM (Multy Buoy Mooring)”, të ndryshuar”.

Projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për politikën për zhvillim për aksesin e barabartë gjinor në mundësitë ekonomike”.

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së përbashkët të prokurimit, ndërmjet Republikë së Shqipërisë, Komisionit Evropian dhe vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për të prokuruar kundërmasat mjekësore””./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne