Bota

Kuvendi turk do të fillojë punimet më herët për të shqyrtuar mocionin në lidhje me Libinë

Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë do të fillojë më herët punimet për mocionin e Libisë.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), mocioni për dërgimin e ushtarëve në Libi mund ti paraqitet kryesisë së kuvendit ditën e hënë më 30 dhjetor, kurse punimet e Asamblesë së Përgjithshme mund të zhvillohen ditën e enjte më 2 janar.

Kuvendi, pas bisedimeve për buxhetin, kishte filluar pushimet dhe do të qëndronte i mbyllur deri më 7 janar.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) kishte bërë të ditur se mocioni për dërgimin e ushtarëve në Libi do ti paraqitet kuvendit menjëherë sapo të hapet.

Pas kërkesës zyrtare të Libisë për ushtarë nga Turqia dhe në bazë të zhvillimeve në rajon, punimet e kuvendit do të fillojnë më herët.

Kalendari i prerë në lidhje me mocionin do të qartësohet ditën e hënë./trt