Ky është ekstremisti që vrau 11 persona në Gjermani, Merkel: Sulmi ishte për motive raciste

Një sulm i përgjakshëm ka tronditur Gjermaninë ditën e sotme ku të paktën 11 persona humbën jetën si pasojë e të shtënave me armë nga një ekstremist i djathtë.

Sulmi ndodhi në dy lokale në Hanau, ndërsa humbën jetën 11 persona, në mesin e të cilëve edhe qytetarë turq. Në sulm u plagosën 5 të tjerë disa prej tyre në gjendje kritike për jetën.

Në aksionin e zhvilluar nga ekipet e sigurisë, terroristi i së djathtës ekstreme Tobias R. është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij. Ai pas kishte lënë edhe një video mesazh.

Ndërkohë në për këtë ngjarje tronditëse ka reaguar edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila ka thënë se kishte gjurmë të shumta që dëshmojnë se sulmuesi që vrau nëntë persona një natë më parë në qytetin gjerman Hanau, ishte motivuar nga racizmi dhe ekstremizmi i krahut të djathtë, ndërsa theksoi se autoritetet do të bëjnë të pamundurën për të sqaruar sulmin.

 “Ka shumë shenja që sulmuesi ka vepruar me motive ekstremiste, raciste dhe nga urrejtja ndaj njerëzve me origjinë tjetër, fe ose paraqitje tjetër”, tha Merkel për gazetarët.

/topchannel

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne