Ky është Rudi Giuliani: Departamenti i Shtetit nuk i merr përsipër komentet e avokatit të Trumpit për ndryshimin e regjimit në Iran

Departamenti amerikan i Shtetit është detyruar të distancohet publikisht nga miku i vjetër i presidentit amerikan dhe avokati i tij i ri Rudi Giuliani. Ai nxiti polemika fundjavën e kaluar kur tha se udhëheqësi i SHBA-së po planifikon ndryshimin e regjimit në Iran.

“Giuliani foli nga vetja e tij dhe jo në emër të administratës mbi politikën e jashtme”, tha të hënën për AFP zëdhënësje e Departamentit të Shtetit Heather Nauert.

Giuliani, i cili ishte punësuar nga Trump muajin e kaluar për të trajtuar hetimin e Muellerit, është bërë një burim shqetësimi në rritje për Uashingtonin për shkak të vërejtjeve dhe deklaratave të tij të ashpra mbi çështjet që shkojnë përtej zonës së tij të përgjegjësisë.

Megjithëse Giuliani, një avokat i nivelit më të lartë dhe një ish-kryebashkiak i Nju Jorkut, është i autorizuar të flasë për “hetimin ndaj Rusisë”, ai i ka shkëmbyer gjerësisht mendimet e tij dhe ndoshta edhe disa informata konfidenciale mbi çështjet e huaja si ato lidhur me Korenë e Veriut dhe Iranin.

Duke folur të shtunën për Konventën Iraniane për Liri dhe Demokraci dhe për të Drejtat e Njeriut, Giuliani, për kënaqësinë e publikut, pohoi se Trump “është po aq i angazhuar për ndryshimin e regjimit ashtu siç jemi edhe ne.”

Duke e elaboruar më tej deklaratën e tij të guximshme, Guiliani e përshkroi drejtimin e kursit që Trump mund të marrë për të nxitur ndryshimin e regjimit në Iran, duke e filluar me tërheqjen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015.

“Pasi sanksionet [të jenë kthyer], ne kemi një shans të vërtetë për ti përshkallëzuar këto protesta,” i tha Guiliani turmës. Trumpi asnjëherë nuk e ka mbajtur sekret mospëlqimin e tij për qeverinë iraniane dhe ka mbështetur protestat në rrugë që shpërthyen në Iran gjatë dhjetorit 2017, të cilat u ulën kryesisht në fillim të janarit.

Ndonëse trazirat në atë rast ishin më së shumti të një natyre ekonomike, Trump u shpreh në Twitter se ishte pro ndryshimeve politike dhe u zotua për një mbështetje të madhe në kohën e duhur për “iranianët e shtypur” në përpjeket kundër pushtetit të qeverisë së tyre të korruptuar.

Një deklaratë tjetër lidhur me Korenë e Veriut e cila mund të shkaktojë probleme për amerikanët, u bë nga Guiliani të enjten e kaluar, kur ai tha për Fox & Friends se tre pengje amerikanë do të liheshin të lirë atë ditë.

“Ne e kemi impresionuar Kim Jong-un aq shumë, saqë sot ai do të lirojë tre të burgosur”, u mburr Guiliani. Kjo u pasua me një mesazh në Twitter nga Trump, në të cilin presidenti amerikan la të kuptohej se amerikanët së shpejti do të liroheshim nga kampi i punës në Korenë e Veriut. “Mbani vesh!” shkroi ai. Megjithatë, deri tani nuk ka erdhur asnjë njoftim zyrtar konfirmimi nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders.

Giuliani gjithashtu duket se po e prish planin e lojës së administratës për rastin Stormy Daniels, duke zbuluar për Fox News javën e kaluar se Trump kishte rimbursuar avokatin e tij Michael Cohen për një pagesë prej 130,000 dollarësh për Daniels, një yll pornografie që dyshohet se kishte një pasur me Trumin një aferë në vitin 2006. Trump, i cili mohoi të kishte pasur ndonjë dijeni për pagesën, tha se, ndërsa Guiliani ishte “një njeri i madh”, ai ende nuk i kishte marrë faktet e duhura të drejtpërdrejta me çështjen./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne