Ky është taksisti që u ēkzekutua me automatik në Fushë-Prezë, çfarë zbuloi policia

Personi që shihni në foton më lart është i moshuari i cili është ēkzekutuar me automatik pasditen e djeshme, teksa po qëndronte pranë makinës së tij në Fushë-Prezë, në kryqëzimin që të çon drejt Aeroportit “Nënë Tereza”.

Vīktima është 71-vjeçari Abdulla Budlla, banues në fshatin Ahmetaq të Tiranës, i cili punonte si taksist, ndonëse i palicencuar.

Nisur nga dëshmitë e para që janë marrë nga Policia pranë vendit të ngjarjes, i moshuari dyshohet se është qëlluar për vdekje nga një makinë në lëvizje, që më pas është “zhdukur” me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

“Në Fushë Prezë, në kryqëzimin me rrugën e Rinasit, një shtetas 71 vjeç është konstatuar i shtrirë në anë të rrugës, i cili ka ndërruar jetë.

Paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të ārmës së zjarrit.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor që vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se është qëlluar me ārmë zjarri nga një mjet në lëvizje.

Vīktima quhet Abdulla Budlla, 71 vjeç, nga fshati Ahmetaq, Njësia Prezë.

Në vendngjarje është gjetur edhe mjeti që lëvizte viktima, por vetë ai është gjetur i vrārë jashtë mjetit”, thanë burime nga Policia.

NGJARJA DHE HETIMI

Rreth orës 16:45 Policia e Tiranës është njoftuar për një trup të pajetë që ishte konstatuar nga kalimtarët në Fushë-Prezë, pranë kryqëzimit me rrugën e Rinasit.
Dëshmitarët u kanë treguar policëve të parë që kanë mbërritur në vendngjarje që kanë dëgjuar të shtëna arme zjarri dhe kanë parë një makinë që largohej me shpejtësi.

Zyrtarisht Policia thotë se 71- vjeçari Abdulla Budlla është vrārë në rrethana të paqarta.

Nga verifikimet paraprake që janë kryer nga Policia, nuk rezulton që i moshuari të ketë precedentë të mëparshëm penalë.

Gjithashtu janë verifikuar edhe tre djemtë e tij, dy prej të cilëve jetojnë jashtë vendit me familjet, që po ashtu rezultojnë pa probleme me drejtësinë.

E po kështu, edhe djali tjetër, i cili jeton në fshatin Ahmetaq dhe punon si taksist pranë Aeroportit të Rinasit nuk rezulton me precedentë. Burimet thanë dje se ende nuk dihen motivet e vrāsjes së 71-vjeçarit, Abdulla Budlla.

I moshuari punonte si taksist pa licencë, duke transportuar fshatarët në zonë. Vendi ku ka ndodhur krīmi nuk është i mbuluar me kamera sigurie, çka e bën më të vështirë për hetuesit zbardhjen e autorëve të ngjarjes.

Të njëjtat burime thanë se të moshuarit dyshohet se i është bërë paraprakisht një telefonatë, që e ka detyruar të dalë nga makina dhe më pas është qëlluar me ārmë zjarri nga një distancë prej 4- 5 metrash nga një makinë në lëvizje.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj. Momentalisht nuk ka një pistë kryesore hetimore për krīmin e rëndë./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne