Shqiperia

“La Repubblica”: Dy lezhianë furnizojnë me “Fake News” mediat e italianit Carlo Bonini

Gazeta prestigjioze italiane “La Repubblica”, me 500 mijë kopje të shitura çdo ditë, ka botuar një investigim me titull:
 
“Kështu financohet fabrika e fake news (lajmeve të rreme)” të gazetarëve Carlo Bonini dhe Giuliano Foschini.
 
Nëntitulli i shkrimit është interesant:“tregtarë publiciteti, start up dhe një kompani ruse”. Gazetarët flasin për një fabrikë me mijëra IP interneti, që prej dy vitesh hedh helm on-line, duke toksikuar rrjetet sociale dhe debatin politike përmes ndikimit në fushatën elektorale, raporton gazeta italiane.
 
Gazetarët italianë në investigimin te IP në tre shtete: Angli, Shqipëri dhe Rusi, kanë gjurmuar aktivistët e lajmeve të rreme në gjuhën italiane. Në Shqipëri kanë mbërritur të identifikojnë dy djem në Lezhë që kishin hapur disa portale në gjuhën italiane me qëllim nxjerrjen e lajmeve të rreme, marrjen e reklamave nga kompani dhe shtete të ndryshme, për të ndikuar në fushatën zgjedhore në Itali.
 
Dy shqiptarët kanë pasur qëndrën e tyre në Lezhe dhe nëpërmjet portaleve që administronin, hidhnin lajme për të helmuar Italinë me lajme të rreme (Fake News).
 
Ata kishin në pronësi domenet e Tutto24.info dhe Ilmondoit.info.
Media italiane ka arritur të sigurojë nga autoritet hetimore vendase edhe regjistrin e uebsajteve nën kontrollin e dy djemve nga Lezha.
• Guardache.info ( e pazhornuar)
• Guardache.news (e pazhornuar)
• ilmondoit.info (aktive)
• imigliorivideo.co (aktive)
• incredibile.info (e pazhornuar dormiente)
• informatiitalia.info e pazhornuar)
• noncipossocredere.info (dormiente)
• pazzesco.info (e pazhornuar)
• robadapazzi.info (e pazhornuar)
• tuttoinweb.com (Aktive)
• globooggi.info (Aktive)
 
Në Itali, shkruan gazeta italiane Repubblica,”kompania më e madhe ruse e reklamës Adlabs, financonte kompaninë start –up ClickIo që sugjeroi klientëve të saj, edhe çfarë përmbajtje të shkruajnë dhe çfarë temash: për emigrantët, rrezikun islamik ose për celebrimin e Putinit si njeri i fortë”./Gazeta Dita/