“La Repubblica”: Marrja e 20 emigrantëve nga Shqipëria drejt dështimit

Kryetari i Shoqatës Italiane e Studimeve Juridike mbi Emigracionin, Lorenzo Trucco, ka treguar se pse Shqipëria nuk mund të marrë 20 nga 140 emigrantët e anijes “Diciotti” të bllokuar në Katania. Sipas tij kjo është e pamundur ligjërisht për shkak se vendi ynë nuk është në BE dhe kjo do të thoshte “largim me forcë”. Në një intervistë për “La Repubblica”, Trucco thotë se ky transferim është ilegal.

“Në këtë pikë jemi jashtë çdo plani juridik. Shqipëria nuk është në BE dhe në këtë mënyrë po flasim për një largim në një “vend të tretë” që nuk ka çfarë kërkohet nga sistemi i përbashkët i komunitetit evropian për azilin.

Kjo do të thotë se nuk jemi të sigurt nëse kemi plotësuar kërkesën e tyre për njohjen e mbrojtjes. Kështu transferimi në Shqipëri mund të bëhet vetëm nëse emigrantët janë dakord dhe kurrë kundër dëshirës së tyre. Në atë rast do të ishte largim me forcë.

Pastaj është edhe çështja e zgjedhjes. Si do të përcaktohet kush duhet të shkojë në Shqipëri? Është një teatër absurd, një sulm ndaj sistemit të azilit. Për fat të mirë ndërhyri prokuroria” – tha Trucco. / lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne