La Repubblica: Sabotimet amerikane kundër Iranit

Gazeta italiane La Repubblica në një analizë të saj të quajtur “ 30 miliard euro kontratë, në rrezik për shkak të Trump”, shkruan se me gjithë marrëveshjen bërthamore të arritur mes Iranit dhe perëndimit, bankat evropiane nga frika e Amerikës nuk punojnë me Iranin dhe sanksionet janë aty ku kanë qenë.

Italia është një prej atyre vendeve të cilët pas nënshkrimit të marrëveshjes mirëpriti zgjerimin e marrëdhënieve me Iranin mirëpo deri tani ka frika nga ngurtësimi i marrëdhënieve me Iranin për shkak të veprimtarisë së qeverisë amerikane. Kjo gazetë vë në dukje se vazhdimi i këtyre shqetësimeve dhe vazhdimi i tensioneve politike në Lindjen e Mesme, do të ngurtësojë investimet e huaja në një treg me vlerë 300-400 miliard dollarë. Gazeta La Repubblica shkruan: Vazhdimi i kësaj rrjedhe ka pasoja të rrezikshme. Sulmet terroriste në Teheran, tregojnë se plani për destabilizimin e Iranit po zbatohet. Nuk duhet harruar se rreth 11 vjet më parë d.m.th. në vitin 2006, OKB e ndikuar nga presionet e Amerikës miratoi sanksionet e para kundër Iranit. Pas asaj u miratuan edhe 5 rezoluta të tjera. Këto rezoluta u bënë shkak për shtimin e sanksioneve të njëanshme të Amerikës dhe vendeve të tjera kundër Iranit. Situata vazhdoi e tillë deri në negociatat bërthamore dhe përfundoi me arritjen e marrëveshjes së vitit 2015. Me anë të kësaj marrëveshjeje, u hoqën sanksionet bërthamore të vendosura kundër Iranit, si dhe u vendosën kufizime në programin bërthamor të Iranit për të krijuar besim në vërtetësinë e këtij programi. Negociatat mes Iranit dhe grupit 5+1 në Vjenë krijuan mundësi të re për bashkëpunim dhe mirëkuptim mes vendeve të tjera me Iranin. Mirëpo kjo në asnjë mënyrë nuk nënkuptojë tërheqjen e Amerikës nga qëndrimet dhe veprimet e saj armiqësore kundër Iranit. Për momentin disa kongresmenë dhe përfaqësues të Senatit amerikan, po mundohen të krijojnë kushtet për rikthimin e sanksioneve kundër Iranit. Ata mundohen të ushtrojnë presione ndaj Iranit duke kapur si pretekst sistemin mbrojtës raketor të Iranit apo me pretendimet se Irani mbështet terrorizmin. Amerika pasi dështoi me planin e sajuar mbi çështjen bërthamore, nuk është e gatshme të heqë dorë nga veprimet e saj armiqësore kundër kombit iranian.

Disa senatorë nga të dy partitë politike në Amerikë disa muaj më parë kanë prezantuar një plan për të vendosur sanksione kundër Iranit të cilat nuk lidhen me çështjen bërthamore. Ky plan pritet të votohet në senat gjatë kësaj jave. Tani Amerika përpiqet që të inkurajojë edhe Evropën që të mbështesë këtë plan, mirëpo mbështetja e Evropës është e dyshimtë. Gazeta La Repubblica shkruan se Amerika me sanksionet e saj të njëanshme kundër Iranit, u shkakton dëme kompanive evropiane. Ministrat e jashtëm të BE disa ditë më parë theksuan angazhimin e plotë të Evropës për zbatimin e marrëveshjes bërthamore. Evropa ka marrë vendim të veprojë e pavarur dhe Amerika nuk mund të dëmtojë interesat e saj. Richard Hass, analist i çështjeve politike në një analizë të tij të titulluar Lindja e Mesme e Re, shkruan: Perëndimi është i mendimit se Irani po kthehet në një fuqi rajonale dhe me largimin e fuqive të tjera të huaja nga rajoni, perëndimi mundohet të zë vendin e këtyre fuqive dhe qeverive të rajonit tu imponojë politikat e veta./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne