Laborator për përpunimin e drogës, arrestohen 2 shqiptarë në Itali

Policia italiane vuri në pranga dy të rinj shqiptarë, pasi iu zbulua një laborator i përpunimit të drogës.
‘Ravennanotizie’ shkruan se bëhet fjalë për shtetasit me inicialet X. L., 22 vjeç si dhe B. R., 29 vjeç.
Gjatë aksionit në Savio, policia u gjeti shqiptarëve një laborator të vogël të përpunimi të drogës, si dhe 50 gr kokainë e pastër, e prerë. Kjo e fundit ishte bërë gati për t’u përzier dhe më pas që të shitej në doza të veçanta. Po ashtu, të rinjve shqiptarë u janë gjetur edhe 1500 euro.

Dy shqiptarët ndodhen në ambientet e paraburgimit në Ravena, në pritje të caktimit të masës së sigurisë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne