Lajçak mesazh Kosovës: Duroni për liberalizimin e vizave, edhe Shqipëria me Maqedoninë e Veriut pritën, por i morën

Ish- kreu i OSBE sot i dërguar i posaçëm i BE për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak ka folur për liberalizimin e vizave të Kosovës.

Në një intervistë për një emision kosovar, Lajçak i kërkoi Kosovës durim pasi liberalizimi i vizave do të ndodhë mbetet vetëm kur.

Lajçak gjithashtu mori shembullin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut që pritën për këtë proces dhe në fund i morrën.

“Të jem shumë i sinqertë me ju, unë e kuptoj zhgënjimin tuaj, unë jam me ju në këtë dhe ju kam thënë partnerëve të mi nëpër shtetet e Evropës që, nëse u kërkojmë partnerëve tanë t’i përmbushin obligimet e tyre, atëherë edhe ne duhet t’i përmbushim obligimet tona dhe unë e kuptoj që PO, Komisioni Evropian e ka theksuar shumë qartë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret dhe prapë vendimi nuk është marrë.

Unë e kuptoj dhe ua thashë që jam me ju në këtë. Edhe për qytetarët e vendit tim, liria e lëvizjes është një nga arritjet më të mëdha të integrimit evropian. Por, ajo që dua të them është, shikoni Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, edhe atyre u duhej të prisnin, por tani e kanë marrë ftesën, kështu që do të ndodhë”,- tha Lajçak.

/BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne