Shqiperia

Lajm i Fundit/ Apeli i Shkodrës jep vendimin, liron 8 nga 11 protestuesit e arrestuar për Rrugën e Kombit

Lirohen nga gjykata e Apelit Shkodër 8 nga protestuesit e Rrugës së Kombit. Ndërkohë 3 prej tyre kanë ngelur në burg

Ata ndodheshin në arrest me burg pas protestave të 31 marsit, ndërkohë që sot gjykata ka vendosur t’i lërë të lirë me masën e sigurisë detyrim paraqitje.

Gjykata vendosi detyrim paraqitjeje për Ahmet Toblin, Lulzim Popën, Saimir Trotën, Lefter Rexhmatin, Adem Durakun dhe Armand Ademin, Ardit Alidinin, Zenel Matmujan, Fatos Harullën, Rasim Koloshin dhe arrest shtëpie për: Shaban Selmanin dhe Shemsi Trotën.