LAJM I FUNDIT/ Kryeministri Boris Johnson futet në terapi intensive, përkeqësohet gjendja e tij

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, është futur në terapi intensive.

Gjendja e tij është përkeqësuar gjatë qëndrimit në spital

Ditën e djeshme u njoftua se Johnson ishte shtruar në spital, pasi pas dhjetë ditësh i infektuar me koronavirus, nuk kishte asnjë përmirësim dhe se vijonte të kishte temperaturë të lartë. Downing Street njoftoi se Johnson do të kryente disa teste dhe se shtrimi në spital ishte “një masë paraprake”. Por, mesa duket gjendja e tij është përkeqësuar që prej mbrëmjes së djeshme.

Pas trajtimit me oksigjen, mjekët e kanë parë të nevojshme, që kryeministri të futet në terapi intensive, e cila rezervohet për pacientët që janë në gjendje më të rëndë dhe më të rrezikuar nga koronavirusi./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne