LAJM I FUNDIT/ Lihet në qeli biznesmeni i 613 kg kokainë

Biznesmenit Arbër Çekaj i është komunikuar këtë të shtunë në Gjykatën e Krimeve të Rënda masa e sigurisë “arrest me burg”, marrë ndaj tij në mungesë.

Dy ditë më parë, Çekaj u ekstradua nga Gjermania, pas ndalimit të tij atje, për llogari të autoriteteve shqiptare.

Çekaj është pronari i firmës “Arbi Garden”, që porositi ngarkesën me banane ku gjetën rreth 613 kg kokainë. Sasia e drogës, më e madhja ndonjëherë e sekuestruar në vend, u kap në mars të vitit 2018.

Arbër Çekaj akuzohet nga Prokuroria për Krime të Rënda për trafik të lëndëve narkotike. Në pranga për ngarkesën e drogës është menaxheri i biznesit Donald Lushaj dhe Armando Pezaku, shoferi i kamionit që transportoi kontenierët me banane dhe kokainë drejt magazinave të “Arbri Garden” në Maminas ku ndërhyri policia, duke sekuestruar drogën./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne