Lajm i mirë në Siri : Ushtria siriane rrëzon një avion “F-16” të ushtrisë izraelite

Një avion luftarak izraelit, tip “F-16”, është rrëzuar të shtunën nga kundërajrorët sirianë pas një sulmi ndaj “objektivave iraniane” në Siri.

Lajmin e ka bërë të ditur ushtria izraelite, sipas së cilës, dy pilotët kanë shpëtuar duke u hedhur në kohë me parashutë.

“Një dron prodhim iranian, i ngritur në fluturim nga Siria, u rrëzua nga ushtria teksa kërkonte të hynte në territoret izraelite. Si kundërpërgjigje, avionët tanë goditën disa objektiva të Iranit në Siri. Gjatë sulmit, kundërajrorët shënjuan reaktivët e Izraelit. Njëri prej gjuajtësve tanë është rrëzuar”, thuhet në deklaratën e ushtrisë izraelite.

Sipas komunikatës në fjalë, pilotët e avionit të rrëzuar janë hedhur në kohë me parashutë dhe kanë zbritur në territoret izraelite, nga ku janë shoqëruar në spital.

“Sulmin e Iranit dhe kundërpërgjigjen e Sirisë i vlerësojmë si një shkelje të dhunshme të sovranitetit të Izraelit. Ushtria izraelite po monitoron e heton ngjarjet dhe është e gatshme për të gjitha operacionet sipas vlerësimeve dhe domosdoshmërive”, përfundon deklarata e ushtrisë izraelite.

Kjo është hera e parë që Izraeli humb një avion në konfliktin sirian./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne