Lajm i mirë: Vdiq ish-këshilltari për siguri kombëtare, krijuesi i Al Kaedës, Zbigniew Brzezinski

Zbigniew Brzezinski, ish-këshilltar për siguri kombëtare i presidentit të dikurshëm amerikan, Jimmy Carter, gjatë viteve të një konfuzioni për krizën e të rrëmbyerve në Iran dhe invazionit sovjetik në Afganistan, në fund të viteve të 70-ta, ka vdekur dje në moshën 89 vjeçare.

Jimmy Carter e ka lavdëruar atë duke thënë se “ishte shërbyes publik i shkëlqyeshëm” dhe “brilant, i dedikuar dhe lojal”. Sikur paraardhësi i tij, Henry A. Kissinger, Brzezinski ishte një intelektual i lindur jashtë Amerikës, me ndikim të konsiderueshëm në punët globale. Ai ishte i lindur në Varshavë të Polonisë dhe shkolluar në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara.

Brzezinski, i lindur në Poloni, ishte figurë kryesore e administratës Carter (1977-81), ndërkohë që pakënaqësia e tij e madhe ndaj Bashkimit Sovjetik ndikoi në këshillimin e tij.

Pas pushtimit të Afganistanit nga sovjetikët, Brzezinski nxiti Carter të harxhonte miliarda dollarë për të ndihmuar militantët islamikë për të luftuar kundër sovjetikëve.

Në vitet ’80 të shekullit të kaluar, me frikën se sanksionet mund të detyronin Iranin të fitonte mbështetjen e Moskës, ai ndihmoi në dërgimin e një misioni komando për të shpëtuar pengjet amerikane në ambasadën amerikane në Iran, që përfundoi me vrasjen e tetë komandove përpara se ata të arrinin të shkonin në Teheran./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne