Lajme kontradiktore mbi të shtënat me armë zjarri pranë pallatit mbretëror të Arabisë Saudite

Pas disa orë heshtjeje të autoriteteve dhe mediave të Arabisë Saudite më në fund u konfirmua incidenti i të shtënave me armë në pallatin mbretëror të Arabisë Saudite dhe është thënë se një dron fluturues ishte shkak i këtyre të shtënave me armë zjarri.

Zëdhënësi i policisë së Riadit në një deklaratë të tij kontradiktore ka thënë: Forcat e sigurisë kanë shtënë me armë ndaj një droni të vogël dhe nuk ka ndodhur ndonjë ngjarje e hidhur. Ai tha se nuk ishte dhënë leje për fluturimin e asnjë droni dhe kjo ka detyruar forcat e sigurisë të reagojnë dhe të hapin zjarr ndaj këtij droni. Mirëpo burime të afërta me kundërshtarët sauditë thonë së një oficer i lartë i ushtrisë tokësore, identiteti i të cilit nuk dihet, është përpjekur të kryejë grusht shteti dhe të vrasë mbretin. Përveç kësaj thuhet se mbreti i Arabisë Saudite dhe princi trashëgimtar i fronit është dërguar në një bazë ushtarake në periferi të Riadit që mbrohet fuqishëm nga forcat amerikane. Agjencia Ahad e Libanit citon gazetën izraelite Maariv të ketë raportuar mbi të shtënat me armë zjarri në pallatin mbretëror të Arabisë Saudite dhe ka thënë se të shtënat janë dëgjuar për shkak të konfliktit mes princave sauditë. Ndërkohë disa media kanë thënë se hapësira ajrore mbi Riadin është e mbyllur për të gjitha fluturimet e avionëve dhe garda speciale e Muhamed Bin Selman ka marrë në dorë kontrollin e linjave tokësore dhe ajrore./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne