Opinion

Lajmet e fundit nga situata e Somayeh Mohammadit

Përpjekjen e prindërve të Somayeh (Sumaje) Mohammadit për të liruar vajzën e tyre, dhe rrahja publike që moxhahedinët i bën prindërve të saj i kanë trembur muxhahedinët që strehoen në kampin Ashraf 3 në Manëz të Durrësit.

Marjam Rajavi, kryetarja plakë e kultit që rri në Paris i ka çuar një mesazh në emër të udhëheqësit mistik të kultit, Massoud Rajavi (i cili ka vdekur kohë më parë, por muxhahedinët genjehen te besojnë se është i gjallë) moxhahedinëve. Në këtë mesazh të rremë moxhahedinët që besojnë se Massoud Rajavi është imam Mehdiu, janë urdhëruar që të mos dalin nga kampi, përveçse në raste urgjente. Muxhahedinët janë përkujtuar se ata do të fitojnë luftën kundër Iranit dhe do i përmbysin mullahët shpejt.

Komandantët moxhahedinë i thonë anëtarëve të tyre se ata rrezikohen nga terrorizmi i Iranit dhe rrëmbimi, nëse dalin nga organizata. Kampi i Manzës është mbushur me dyqane dhe muxhahedinët nuk lejohen më, dhe nuk kanë më justifikim për të dalë jashtë kampit.

Udhëheqja moxhahedine po ushtron terror kundër anëtarëve që kanë futur në mënyrë të fshehte telefona apo tableta në kamp dhe me ato komunikojnë me familjet e tyre. Ushtarët moxhahedinë kontrollohen në mënyrë të rreptë për telefona, dhe nëse dikush kapet me telefona ndërshkohet rreptësisht. Nëse dikush kapet duke folur në telefon apo internet, detyrohet me dhunë që të nënshkruaj një letër në të cilën shkruhet që anëtari pranon qe është agjent i Iranit dhe punon për Ministrinë e Inteligjenës Iraniane.

Komandantët e kampit kanë dhënë urdhër që kushdo që del nga kampi i Manzës në raste të jashtëzakonshme, pas kthimit të kontrollohet rreptësisht. Gratë apo burrat që dalin jashtë, kur futen në kamp zhvishen lakuriq dhe kontrollohen me imtësi për telefona apo pajisje përgjimi.

Komanda e lartë moxhahedine është mobilizuar totalisht që të mos lejoj Somajeh Mohammadin që të takoj prindërit e saj. Ata rrinë gjithë kohën me Somajen, e përgëzojnë privatisht dhe e lavdërojnë para turmave muxhahedine për refuzimin që ajo po i bën familjes së saj, e cila tregohet si familje agjente e Iranit. Moxhahedinëve u kërkohet që të brohorasin dhe lavdërojnë Somajen si heroinë të revolucionit dhe shehide e xhihadit.

Somejah lavdërohet si një heroinë që po bën sakrifica të mëdha për xhihadin dhe nuk po pranon te genjehet nga agjentura iraniane. Komanda xhihadiste e ka ngritur Somajen në detyrë, e kanë punësuar drejtuese në Shtabin e Përgjithshëm Moxhahedin, në zyrën Mozhgan Parsaee në mënyrë që ta motivojnë dhe bëjnë të besoj se është një udhëheqëse e rëndësishme e xhihadit. Ajo nuk ha më ushqim me ushtarët e tjerë të kampit por ka trajtim special dhe ha dreka e darka me komandën supreme.

Shtabi Moxhahedin dhe ushtarët, bëjnë përditë takime ku të gjithë disktutojnë dhe denojne prezencën e armiqve te revolucionit, Mostafa Mohammadit dhe Rubabe Hamzës, babait dhe mamasë së Somajes ne Shqiperi. Të gjithë anëtarëve u kërkohet që të dënojnë prezencën e dy prindërve të Somajes, të cilët tregohen si agjentë të mullahëve dhe terroriste. Moxhahedinët i thonë njëri tjetrit që mamaja dhe babai i Somajes kanë ardhur për të kryer akte terroriste kundër tyre dhe ata nuk janë në Shqipëri për të takuar Somajen.

Në këtë situatë, Somaja është e konfuzuar. Vuan nga depresioni dhe probleme mendore. Ajo mbahet e izoluar nga shoqet e saj te ngushta. Shtabi i Lartë Moxhahedin i ka kërkuar të dalë në një video-regjistrim dhe të dënoj babain dhe nënën e saj si agjentë të Iranit. Dje, më datë 30/07/2018 ajo më në fund u bind dhe shkoi në rajonin e policisë në Durrës, e shoqëruar nga një grup muxhahedinësh, ku i tha oficerit të policisë që babai i saj është armik, terrorist dhe ajo nuk do ta takoj.

Në rrëfimin e saj brenda rajonit të policisë para oficerit të policisë gjyqësore, Somaja u shoqërua nga një komandante moxhahedine e cila e mbikqyrte dhe e regjistronte në mënyrë që: Somaja të mos gabonte dhe të thoshte që po, dua të takoj familjen; dhe që të mos arratisej nga komisariati i policisë.

Në datë 30/07/2018 babai dhe mamaja e Somajes u kontaktuan në Tiranë nga një veprimare e LSI-së e cila ofroi ndihmë që të ndërmjetësojë që familja e saj të takoj Somajen. Megjithatë, pasi kontaktoi me personelin në ministrinë e brendshme, asaj i thanë që kjo gjë nuk është e mundur.

Kryeministri Rama është trembur nga rrahja që moxhahedinët i bënë babait të Somajes. Rama i ka bërë namin Fatmir Xhafës dhe policisë dhe i ka kërkuar që të mbrojnë MEK-un dhe anti-MEK-sat nga ndonje incident me njëri tjetrin.

Qeveria Rama po ndjek me frikë gjithë situatën. Moxhahedinë sikur Pandeli Majko janë vënë në siklet për ekspozimin që po i bëhet kultit të frikshëm të xhihadit që ai përkrah. Në anën tjetër qeveria shqiptare është e vendosur që të mos ndërhyjë për të çliruar Somajen nga burgu xhihadist, pasi ka frikë nga amerikanët. Sander Lleshi, Agron Sojati dhe zyra kunder ekstremizmit te dhunshem prane kryeministrise ben sikur nuk po e sheh te gjithe skandalin xhihadist qe ka plasur ne vend. Por në anën tjetër, mbështetja e opinionit publik pro familjes së Somajes e ka vënë qeverine në një tjetër siklet. Për fat të keq, Partia Demokratike dhe zarat e saj që po e ndjekin situatën nga larg, kanë frikë që të sulmojne qeverinë Rama për braktisjen e Somajes në kampin xhihadist pasi e dinë që kjo gjë do i egërsojë amerikanët.

Situata duket e dëshpëruar. Në ditët në vijim, moxhahedinët mund ta bindin Somajen që të dalë në një video-regjistrim nga ku do të denoncoj babain dhe mamanë e saj si terroristë dhe agjentë të regjimit iranian. Komanda e lartë moxhahedine po bën maksimumin që të ndalojë Somajen nga takimi me familjen e saj, pasi ajo frikësohet se nëse ky takim ndodh, Somaja mund të braktisi xhihadin dhe të largohet nga burgu xhihadist i Manzës drejt lirise dhe Kanadase.

OPINIONE