Lajmi i fundit/ Irani me procedurë ligjore njeh te gjithe Kudsin si kryeqytet vetëm të Palestinës

Ligjvënësit iranianë kanë miratuar një projekt-ligj që njeh Kudsin si kryeqytet të përhershëm të shtetit të Palestinës.

Ky projekt-ligj u miratua me 187 vota pro, 15 kundër dhe 9 abstenime nga gjithsej 233 deputetë të pranishëm, në një sesion të parlamentit iranian të dielën. Kjo masë do t’i bashkëngjitet nenit 1 të legjislacionit i cili përcakton mbështetjen e Revolucionit Islamik për popullin palestinez. Ky projekt-ligj i është referuar komisionit përkatës parlamentar dhe do të vihet në axhendën e parlamentit brenda 48 orëve të ardhshme. Irani ka qenë prej kohësh mbështetës i palëkundshëm i çështjes palestineze dhe u ka bër thirrje myslimanëve anembanë botës që të bashkohen kundër regjimit okupues të Izraelit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne