Lajmi i fundit/ Vrasje me silenciator në mes të ish-bllokut në Tiranë

Një 50-vjeçar është eliminuar në mes të Tiranës mbrëmjen e së mërkurës.

Nuk dihet ende identiteti i viktimës, por burime nga policia thonë se ai është qëlluar disa herë me silenciator.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Nikolla Tupe” në zonën e ish-Bllokut.

Sipas të njëjtave burime autorët e kanë ndjekur me një makinë dhe pasi kanë qëlluar disa herë mbi objektivin janë larguar me shpejtësi.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policie.

Janë shoqëruar në polici disa persona që kanë dijeni mbi krimin.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne