Lajthit islamofobi Kadare/ I gatshëm t’i ulet në gjunjë Vlahutinit

Islamofobi Ismail Kadare ka shokuar opinionin publik në letrat e tij publike dërguar Romana Vllahutin, ku ndër të tjera Kadare thotë që është i gatshëm t’i ulet Vlahutinit në gjunjë për ti kërkuar falje dhe për të shprehur mirënjohje për të.
Kjo letër e Kadaresë vjen pas lajmit ku Kastriot Myftaraj është arrestuar sepse ka bërë thirrjen facebook për ta vrarë Vlahutinin.

Letra
“Letër për Romana Vlahutin, ambasadore e BE në Shqipëri
E nderuara Zonjë,
Më lejoni t’ju drejtohem me këtë letër krejtësisht personale, për tronditjen që më shkaktoi sot fyerja e paskrupullt që u bë publikisht kundër jush në shtypin shqiptar.
Nuk është fjala për të sqaruar këtu se ç’është fyerja e një njeriu jo normal dhe se sa pak lidhje ka ajo me një popull e një shoqëri të tërë. Megjithatë ajo fyerje u botua nga shtypi i vendit tim, kështu që në një mënyrë ose një tjetër na vuri para përgjegjësisë të gjithëve.
Ndonëse shkrimtar i njohur, nuk marr përsipër të përgjigjem për ato çka mund të ndodhin në këtë vend, për mirë apo për keq. Do të doja thjesht të ndaja me ju pikëllimin që mund të ndiejë njeriu, i cili, në vendin ku vjen të ndihmojë për kapërcimin e brengave, ndeshet me një mosmirënjohje të tillë.
E dashur Romana Vlahutin, do të isha gati t’ju kërkoja ndjesë në gjunjë, për t’ju siguruar se mirënjohja për ju është e do të jetë e pacënueshme.
Ismail Kadare,
Paris, 10 maj 2017/” / Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne