Lajthit Veliaj: thotë se turistët ialianë po mahniten me Tiranën

Përfundimisht Kryetari i Bashkisë e ka humbur krejtësisht toruan dhe sensing e realitetit. Duke gënjyer çdo ditë, duke krijuar nëpërmjet marketingut një Tiranë virtuale, krejt ndryshe nga ajo e vërteta që jetojmë të gjithë, ka filluar ti besojë edhe vetë mashtrimet e veta duke ndjerë nevojën të rrisë dozën e gënjeshtrave deri në çmenduri.

Sot, një lajm i shpërndarë nga Bashkia tregonte disa “turistë italianë” (të cilët në fakt janë nga ata lloj turistësh që vijnë në Shqipëri për t’u kuruar, pasi spitalet private kushtojnë më lirë), shprehen të mahnitur nga Tirana, dhe, për të dhënë kontributin e tyre në këtë transformim, i janë angazhuar nismës së kryetarit për të mbjellë pemë.

Lajme të tilla fabrikohen nga zyra e shtypit e Kryetarit të Bashkisë për t’u shpërndarë pastaj nëpër portale e gazeta, të cilat glorifikojnë punën e bashkisë si një transformim rrënjësor i qytetit. Në fakt, Tirana e Veliajt po mbillet me kulla marramendëse që po shkatërrojnë, çdo hapësirë publike, çdo zonë identitare, si dhe çdo mundësi për ta bërë këtë qytet të funksionojë normalisht, nën pushtetin e betonit, smokut, tarfikut dhe ngushticës. Civitas.al po ju sjell foton me titullin përkatës, të servirur nga portalet e bashkisë.

Është qesharake të mendosh se Italianët, që vijnë nga Roma, Venecia, Firence, Verona, e një mori qytetesh të tilla, nga më të bukurat në botë, të vizituara nga mijëra turistë në vit, qenkan mrekulluar me Tiranën. Këtë mund ta thotë vetëm Erion Veliaj. Ka vetëmj dy mënyra shpjegimi kjo: Ose ai tallet paturpsisht me veten dhe publikun, ose është bërë kurim. /Civitas.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne