Largimi i ambasadorit Donald Lu, cili do të jetë “identikiti” i ambasadorit të ri amerikan në Tiranë

Emisionin “Java” në RTSH ka patur në qendër të diskutimit këtë të premte lajmin e largimit nga Shqipëria të ambasadorit të SHBA, Donald Lu dhe emërimin e tij nga Presidenti Tramp në detyrën e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe fuqipolotë të SHBA në Kirgistan shoqëror me një vlerësim shumë të lartë të figurës së tij si diplomat karriere nga Departamenti i Shtetit.

Në rolin e moderatorit të emisionit për ketë temë, analisti Preç Zogaj I ftoi të pranishmit në studio të bënin një “identikit” të ambasadorit të ri , natyrisht jo të pamjes sepse për këtë askush nuk di gjë akoma, por të angazhimeve të tij në Tiranë si pasues I ambasadorit që po le një gjurmë të fortë, zotit Lu. ‘Unë mund të parashikoi vetëm një gjë, tha Lorenc Vangjeli. Që ambasadori i ri do ti lerë sëish të dyja palët politike të pakënaqur” . Gazetari investigativ, Artan Hoxha, tha se tonin diplomacisë dhe angazhimeve ameirkane në Shqipëri do t’ia japë reformë në drejtësi dhe në këtë kuptim “ambasadori” do të jetë Prokurori i Arizonës, Xhon Leonardo, një nga anëtarët kryesorë të Grupit Ndërkombëtar të Monitorit të Reformës në Drejtësi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne