Largohet avioni i fundit luftarak gjerman nga baza turke Incirlik

Pas vendimit të Gjermanisë për tërheqjen e avionëve ushtarak dhe të zbulimit nga baza ajrore në Inxhirlik të Adanasë, edhe avioni i fundit i zbulimit i tipit Tornado u largua nga baza.

Në deklaratën e bërë dje nga Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë avioni i fundit nga 5 avionët që ndodheshin në bazë mbërriti në bazën ajrore Buchel në Rheinlandpfalz.

Parashikohet që avionët zbulues, të cilët u tërhoqën nga baza ajrore në Inxhirlik, të mbahen për një kohë në vend para se të dislokohen në bazën ajrore Muvafak Salti në qytetin Azrak të Jordanisë.

Ministria e Mbrojtjes në deklaratën e saj bën të ditur se avionët zbulues do të mund të fillojnë me detyrat e tyre në kuadër të luftës kundër organizatës terroriste DAESH në muajin tetor.

Në deklaratë në mes të tjerash thuhet se deri në tetor do të transportohen me anije nga Turqia për në bazën në qytetin Al-Azrak në Jordani edhe pajisjet teknike të nevojshme për mision, ndërsa u bë e ditur se punimet e ndërtimit në bazën ajrore në Jordani vazhdojnë.

Edhe në deklaratën e bërë para pak kohësh nga Forcat Ajrore të Gjermanisë u tha se është e nevojshme që në të dyja bazat të ketë personel dhe pajisje që ushtria gjermane të vazhdojë pa ndërprerë aktivitetet e saj.

Gjermania në fillim të muajit të kaluar kishte filluar procesin e tërheqjes nga baza ajrore në Inxhirlik.

Avioni tanker i ushtrisë gjermane pak kohë pas tërheqjes nga baza ajrore në Inxhirlik në Jordani kishte filluar me detyrën e re në kuadër të luftës kundër organizatës terroriste DAESH./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne