Largohet kontingjenti i parë i trupave amerikane nga Siria

Nga Siria është larguar zyrtarisht kontingjenti i parë i trupave amerikane.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Anatoli e Turqisë sipas të cilës 50 trupa amerikane dje kanë boshatisur një prej depove ushtarake amerikane në qytetin Malekia në verilindje të Sirisë dhe së bashku me automjetet e tyre dhe kamionët ushtarakë janë largua rnga ky qyet. Kjo depo ka qenë një prej depove më të rëndësishme për plotësimin e nevojave të njësive të mbrojtjes popullore kurde YPG dhe të partisë Punëtore të Kurdistanit PKK me armatime. Autoritet amerikane kanë thënë se tërheqja e trupave nga Siria bëhet me urdhër të Donald Trump. Presidenti amerikan më në fund zbatoi një prej premtimeve të tij dhe ka thënë se do të tërheqë trupat nga Siria. Presidenti i SHBA Donald Trump ka shpallur fitore kundër terroristëve të ISIS në Siri, pasi ka dhënë urdhër që të tërheqë trupat amerikane nga vendi i shkatërruar nga konflikti. “Ne e kemi mundur ISIS-in në Siri, që ishte arsyeja ime e vetme për të qenë atje gjatë Presidencës sime”, shkroi Trump. Një zyrtar amerikan i mbrojtjes i tha CNN-it se plani është për tërheqje “të plotë” dhe “të shpejtë. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka premtuar muaj më parë se trupat amerikane do të tërhiqen “shumë shpejt” nga Siria. SHBA dhe aleatët e saj po bombardojnë vendet të cilat ata i quajnë pozicionet e ISIS në Siri që nga shtatori 2014 pa asnjë autorizim nga qeveria e Damaskut apo nga ndonjë mandat i OKB. Sulmet amerikane kanë rezultuar në shumë raste me viktima civile dhe nuk kanë arritur të përmbushin qëllimin e tyre të deklaruar për të luftuar terrorizmin. Konfirmimi për tërheqjen vjen pasi Turqia tha se po përgatitej për të nisur një operacion kundër milicive kurde të mbështetura nga SHBA në Siri. /PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne