Bota

Largohet nga Universiteti Oksford Tariq Ramadan, pas akuzave të fundit

Profesori i shquar Tariq Ramadan, ka vendosur të largohet nga Universiteti i Oksfordit pas akuzave për përdhunime dhe sjellje të pahijshme seksuale. Ai është nën hetim në Francë për përdhunimin e dy studenteve.

Ramadan gjithashtu është akuzuar nga katër femra zvicerane për ngacmime seksuale,  kur ato ishin studente në Gjenevë.

“Me marrëveshje të përbashkët, Ramadan, ProfesorI i Studimeve Islamike Bashkëkohore,  do të largohet përkohësisht nga Universiteti i Oksfordit”, thuhet në deklaratën e institucionit prestigjioz.
Universiteti pranoi se akuzat kundër profesorit kishin shkaktuar “shqetësim në mesin e studenteve”.

Një nga akuzueset rrëfeu për mediat franceze se Ramadan e kishte sulmuar në një hotel në Paris në vitin 2012.

“Ai më përdhunoi si një kafshë e egër, mendova se do të vdisja”, është shprehur ajo.
Një akuzuese e dytë, një grua me aftësi të kufizuara , tha se zoti Ramadan e rrahu dhe e përdhunoi shumë herë në një hotel në Lyon në vitin 2009.

OPINIONE