Larixhani: Irani vazhdon të mbështesë të drejtat e palestinezëve

Kryetari i parlamentit islamik të Iranit në një bisedë telefonike me kreun e zyrës politike të lëvizjes së rezistencës islamike palestineze Hamas dhe me sekretarin e përgjithshëm të Xhihadit Islamik Palestinez deklaroi se Irani vazhdon të mbështesë të drejtat e popullit të përvuajtur palestinez.

Ismail Hanie, kreu i zyrës politike të Hamasit dhe Ziad Nekhle sekretari i përgjithshëm i Xhihadit Islamik palestinez dje kanë zhvilluar biseda të ndara telefonike me Ali Larixhani kryetar i parlamentit islamik të Iranit të cilit i kanë uruar kurim të shpejtë nga virusi korona dhe kanë thënë kryetari i parlamentit iranian gjithmonë ka qenë mbështetës i rrjedhës së rezistencës. Në këtë bisedë telefonike kryetari Larixhani ka falënderuar për interesimin e tyre mbi gjendjen e tij shëndetësore dhe ka thënë se në kushtet  kur bota përballet me krizën Korona, bota po ve re akoma më shumë realitetin e vërtetë atë të mos heqjes së bllokadës së Gazës nga regjimi sionist dhe veprimet çnjerëzore të Amerikës në vazhdimin e sanksioneve kundër Iranit. Kryetari Larixhani tha se palestinezët duke ruajtur unitetin dhe solidaritetin mes tyre dhe duke përdorur të gjitha potencialet juridike dhe njerëzore duhet të përballen me regjimin sionist dhe shtoi se bota pas periudhës së Korona do të ketë mundësi të rishikojë të drejtat e kombeve dhe të rishikojë identitetin humanitar ndërkohë që sistemi arrogant duhet të marrë mësim nga krizat njerëzore dhe të ndryshojë sjelljen e tij./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne