Larixhani kërkon heqjen e vizave mes Iranit dhe Maqedonisë

Kryetari i parlamentit islamik të Iranit shprehu pikëpamjet pozitive të Iranit për heqjen e vizave mes Iranit dhe Maqedonisë dhe tha se sot nëse ministria e jashtme e këtij vendi e ndjek këtë çështje Irani shumë shpejtë do të krijojë kushtet e favorshme.

Ali Larixhani dhe Talat Xhaferi kryetar i parlamentit të Maqedonisë janë takuar në kuadër të samitit të 141 të unionit nërparlamentar botëror në Beograd të Serbisë. Në këtë takim kryetarpalemntnari iranian theksoi domosdoshmërinë e zgjerimit të marrëdhënieve ekonomike dhe turizmit mes dy vendeve dhe tha: Irani dhe Maqedonia janë dy vende turistike dhe nuk ekziston asnjë pengesë për zgjerimin e marrëdhënieve tregtare mes Iranit dhe Maqedonisë. Kryetari i parlamentit të Maqedonisë në këtë takim theksoi zgjidhjen e problemeve ekonomike mes dy vendeve dhe shtoi: Marrëdhëniet zgjerohen në bazë të marrëveshjeve , heqjes së vizave, marrëveshjeve në fushën e arsimit, kulturës dhe tregtisë të cilat janë shumë të rëndësishme. Ai vuri në dukje se Maqedonia nuk ka asnjë parakusht për marrëdhëniet tregtare me Iranin dhe shtoi: Temat e diskutuara në këtë takim do t’i trajtojë në takimet me kabinetin qeveritar./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne