Bota

Larixhani: Rezistenca e popullit palestinez ka frikësuar regjimin sionist

Rezistenca e popullit palestinez është kthyer në objekt frike dhe tmerri për regjimin sionist.

Kështu ka deklaruar Ali Larixhani kryetar i parlamentit islamik të Iranit në takimin e asambleve të muxhahedëve në kurbet që u mbajt në universitetin Damgan pjesë e provincës Semnan në Iran. Me këtë rast kryetari i parlamentit islamik të Iranit tha se rezistenca dhe qëndresa e popujve të frontit të rezistencës në rajon është për shkak të sjelljes ë armiqve pasi rezistenca dhe qëndresa është e vetmja rrugë për tu përballur me armiqtë.

Ai ndër të tjera vuri në dukje se lëvizja rezistente e popujve në rajon është një lëvizje me ndikim progresist në Azinë perëndimore. Vlen të theksohet se takimi i katërt ndërkombëtare i muxhahedëve në kurbet, ka nisur punimet ditën e hënë me praninë e Ali Larixhani kryetar i parlamentit islamik të Iranit. Në këtë takim marrin pjesë 180 personalitete dhe mendimtarë nga 38 vende islamike dhe familjarët e sheik Ibrahim Zekzaki lideri i lëvizjes islamike të Nigerisë, sheik Isa Kasem lider i lëvizjes islamike në Bahrejn dhe familja të martirëve dhe invalidëve të frontit të rezistencës./PT

OPINIONE

INTERVISTA