Larje hesapesh – Një nga viktimat në Lushnje i afërm i Aldo Bares, nipi u plagos

Qyteti i Lushnjës ka përjetuar orë tmerri pasditen e së mërkurës ku persona të paidentifikuar kanë ekzekutuar me breshëri automatiku dy shtetas e kanë plagosur edhe dy të tjerë.

Gjithçka ka nisur në orët e pasdites në vendin e quajtur si “Ura i Çelëve” ku disa persona që udhëtonin me një automjet kanë qëlluar me breshëri në një nga zonat më të frekuentuara në atë orë duke lënë dy viktima  e duke plagosur 2 shtetas të tjerë.

Ora News mëson se dy viktimat në këtë atentat ishin  janë 23 vjeçari  Zamir Latifi si dhe 22 vjeçari Jurgen Hoxha që është djali i një biznesmeni.

Për momentin, policia bën me dije se ngjarja është pasojë e rivalitetit të dy bandave në këtë qytet dhe duket se është i përfshirë edhe Aldo Bare, aktualisht në burg.

Një nga viktimat, Zamir Latifi është i afërm i Bares dhe e njëjta gjë thuhet edhe për viktimën tjetër, Jurgen Hoxha. Në radhët e të plagosurve mësohet se ndodhet një nga pjesëtarët e bandës së Aldo Bares.

Grupi që ka qëlluar, gjithnjë sipas të njëjtave burime, mund të jetë hakmarrë ndaj rivalëve të Bares, madje thuhet se edhe disa muaj më parë ata kishin tentuar një atentat të ngjashëm.

I plagosur mësohet se ka mbetur edhe një kalimtar i rastit.

Nga hetimet e para raportohet se dy viktimat kanë qenë pranë një lokali ku pranë tyre ka ardhur një makinë nga ku është qëlluar me një armë zjarri. Plumbat janë shkrepur nga arma e llojit kallashnikov.

Një nga të plagosurit që mësohet se është Xhulio Shkurti, është nipi i Aldo Bares.

Policia ka gjetur një automjet të djegur në fshatin Çukas në aksin rrugor Lushnjë-Berat që dyshohet se është i autorëve të ngjarjes.

23 vjeçari Zamir Latifi vrarë i sapo kthyer nga Italia

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne