Lavrov akuzon perëndimin për përhapje gënjeshtrash dhe keqinformim të publikut

Diplomati i lartë rus Sergey Lavrov akuzon perëndimin për përhapje gënjeshtrash dhe keqinformim të publikut. Lavrov shprehet se tashmë ka diskutime nëse situata aktuale mes saj dhe perëndimit është më e keqe se ajo e periudhës klasike të Luftës së Ftohtë, sepse sipas tij atëhere të paktën ka pasur rregulla.

Jo më larg se dje Sekretari i Mbrojtjes në Britani Gavin Williamson u shpreh se Vladimir Putin mund të shkaktojë Luftën e Tretë Botërore.

Këto përplasje vijnë në kohën kur Britania ka akuzuar Rusinë për helmimin e ish agjentit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij. Ndërkohë që Rusia nga ana e vet ka mohuar të gjitha akuzat për helmimin e ish agjentit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne