Bota Rajoni

Lavrov anullon vizitën në Athinë

Anullohet vizita e ministrit të jashtëm rus në Athinë, Sergei Lavrov. Duke iu referuar agjencinë ruse të lajmeve TASS, Reuters citon ambasadorin rus në Greqi të jetë shprehur se “koha e vizitës së planifikuar në vjeshtë të Sergei Lavrov në Athinë nuk është e përshtatshme”.

Klima mes dy vendeve është veçantërisht e tensionuar pas vendimit të Athinës për të dëbuar dy diplomatë rusë të dyshuar për nxitje të zërave kundër nënshkrimit të marrëveshjes me Maqedoninë për emrin.

Po dje kryeministri maqedonas Zaev turbulloi edhe më shumë ujrat, kur tha se informacioni për rryshfet ndaj zyrtarëve që do të kundërshtonin referendumin ishte i pakonfirmuar dhe i referohej të bisedave që njerëz të ndryshëm kanë patur me autoritetet policore maqedonase.

Ndërkohë zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse, Maria Zacharova aludoi për një skenar të nxitur nga vende të treta. “Ne besojmë se grekët duhet të kenë kontakte me partnerët e tyre rusë dhe të mos joshen nga sfida të pista”-deklaroi Zacharova.

OPINIONE