Lavrov: arsyetimi i Amerikës për daljen e Iranit nga Siria është i habitshëm

Ministri i jashtëm i Rusisë, arsyetimin dhe logjikën e përdorur nga Amerika për të kërkuar daljen e Iranit nga Siria me pretekstin gjoja se prania e Iranit pengon përballjen me grupin terrorist ISIS, e ka quajtur arsyetim tepër të habitshëm.

Sergei Lavrov, ka kundërshtuar deklaratën e sekretarit amerikan të shtetit I cili ka thënë e prania e Iranit në Siri, dobëson procesin e përballjes dhe luftës kundër ISIS. Amerika, luftën kundër ISIS po e shfrytëzon për të zgjeruar dhe stabilizuar praninë e saj në Siri dhe për këtë ajo vazhdimisht kundërshton praninë e Iranit dhe të Bashar Asad në Siri, tha ministri i jashtëm i Rusisë. Ne themi se kjo logjikë dhe arsyetim është tepër i habitshëm dhe shpresojmë që ajo të mos përdoret edhe kundrejt të tjerëve, ka thënë në fjalën e tij Lavrov. Shefi i diplomacisë ruse tha se populli sirian duhet të marrë vendim vetë për të ardhmen e vendit me anë të votimeve. James Jeffry, përfaqësues i Amerikës në Siri, ka thënë se objektivi i Uashingtonit është shkatërrimi i ISIS dhe dëbimi i forcave iraniane nga territori i Sirisë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne