Lavrov dhe Tillerson takohen në fundjavë në Manila

Kreu i diplomacisë ruse, Lavrov dhe homologu amerikan Tillerson ranë dakort të enjten gjatë një bisede telefonike të takohen këtë fundjavë në Manila në takimin e parë dypalësh që pas vendosjes së sanksioneve nga ana e Uashingtonit që kanë shkaktuar indinjatën e Moskës, njoftoi diplomacia ruse.

“Takimi mes Sergey Lavrov dhe Rex Tillerson do të mbahet në vazhdën e forumit vjetor të Shoqatës së Vendeve të Azisë Juglindore (ASEAN), që do të mbahet më 6 deri në 8 gusht në kryeqytetin filipinas”, saktësoi Ministria ruse e Punëve të Jashtme në një deklaratë.

Pritet të diskutohet rreth marrëdhënieve mes dy vendeve, në një klimë mjaft të tensionuar. Kongresi amerikan votoi sanksione të reja ekonomike kundër Rusisë, ndërsa Donald Trump i dekretoi një ditë më parë. Presidenti amerikan është shprehur i rezervuar në lidhje me këtë tekst “me shumë të meta” që bie ndesh me vullnetin e tij për të përmirësuar marrëdhëniet me Moskën. Ai e cilësoi të enjten “mjaft të rrezikshme” gjendjen e marrëdhënieve mes tyre./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne