Lavrov: Dollari amerikan po humbet besueshmërinë globale

Lavrovi kritikoi politikat sanksionuese të SHBA-së gjatë një fjalimi në Institutin Shtetëror të Moskës për Marrëdhënie Ndërkombëtare (MGIMO).

Sipas marrëveshjeve aktuale – tha kryediplomati rus – Irani ka të drejtë për të bërë tregti me botën e jashtme dhe mbi të gjitha, ka të drejtë për të fituar të ardhura duke shitur naftën e tij.

Pasi rikujtoi se administrata e Uashingtonit është duke penguar blerjen e naftës nga Irani, Lavrovi vijoi me këto fjalë: “Shumë vende dhe kompani janë në gjendje maksimalisht të vështirë për shkak të këtyre hapave. Dollari amerikan po humbet besueshmërinë globale, krahas masave kundër Iranit, edhe si pasojë e sanksioneve që SHBA-ja po aplikon ndaj vendeve të tjera.”

Administrata Trump njoftoi më 8 maj 2018 tërheqjen nga marrëveshja bërthamore e nënshkruar me Iranin në vitin 2015 për të arritur një marrëveshje të re, e cila do të përfshinte gjithashtu programin e raketave balistike dhe aktivitetet rajonale të Teheranit zyrtar.

Si pasojë e sanksioneve që SHBA-ja nisi të zbatojë në vijim të këtij njoftim kundër eksportit të naftës iraniane, vendet evropiane, Japonia dhe Koreja e Jugut i dhanë fund plotësisht importit të naftës nga ky shtet, i cili megjithatë vazhdon të jetë në dhjetëshen e parë të eksportuesve kryesorë të arit të zi në botë./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne