Lavrov e quan Sokol Ballën gazetar pesëdollarësh

Nga Kastriot Myftaraj

Gazetari Sokol Balla, i cili shoqëronte Kryeministrin Rama në vizitën e tij në Moskë, shkaktoi një incident diplomatik poshtërues për Shqipërinë. Balla i kërkoi Lavrovit dhe Ramës që të dilnin në një fotografi së bashku me të dhe me gazetarin tjetër Baton Haxhiun, i cili gjithashtu shoqëronte kryeministrin e Shqipërisë në Moskë, me ftesën e këtij të fundit.
Fotografia, e qarkulluar nga Balla, tashmë është bërë e njohur. Në foto janë Rama dhe Lavrov në mes, ndërsa në dy krahët e tyre janë Balla dhe Haxhiu.

Në diplomaci nuk bëhet asgjë rastësisht, thotë një parim i diplomacisë. Meqënëse foton e kërkoi një jodiplomat, si Sokol Balla, ky rregull i diplomacisë nuk vlen për kërkimin e fotos. Por vlen për përmbajtjen e fotos, sa I përket qëndrimit të Lavrov.

Duke parë foton, të bie në sy se, ndërsa Rama buzëqesh pak, Baton Haxhiu dicka më tepër, Sokol Balla qesh vesh më vesh. E gjithë kjo kontraston me fytyrën e Lavrov ku nuk lëviz asnjë muskul dhe mund ta kishte pasur këtë shprehjen e përshtatshme edhe për një funeral. Shprehja e fytyrës së Lavrov tregon se ai nuk e ka pritur me kënaqësi dhe as e ka kryer me durim kërkesën për një fotografi të tillë që ka ardhur nga Sokol Balla. Ky qëndrim i Lavrov kuptohet edhe sepse vetë Balla thotë se në fund Lavrov na kërkoi pesë dollarët për foton.(ironi e diplomatit rus)

Një diplomat i lartë dhe Lavrov padyshim i përket elitës së diplomacisë botërore, mund të ndodhet në një rrethanë kur duhet të durojë një gjë të pakëndshme, por ai e gjen mënyrën që ta bëjë të ditur këtë me qëndrimin e tij, si dhe me një thënie. Kështu bëri Lavrov edhe në këtë rast.
Sokol Balla duket se ende nuk e ka kuptuar fyerjen që Lavrov i bëri atij dhe Shqipërisë, nëpërmjet tij, pasiqë Balla ishte pjesë e delegacionit zyrtar.
Pesë dollarë janë një tip (bakshish) standard për një kamerier në këto rangje. Kur një diplomat si Lavror të kërkon pesë dollarë pasi i ke kërkuar një fotoje të tillë, me këtë ai ka dashur të të thotë: Tani a duhet të të jap edhe pesëdollarëshin si kamerierit?

Batuta e Lavrov është shumë e gjetur sepse Sokol Balla nuk ka qenë kurrë gazetar i mirëfilltë, ai më tepër ka qenë kamerier i politikanëve, në fillim i Sali Berishës, kur ishte zëdhënës i PD-së në vitet nëntëdhjetë dhe pastaj i Edi Ramës. Prania e Ballës në delegacione të tilla është e nevojshme pikërisht në rolin e kamerierit mediatik, i cili i mban shefit “valixhen” e gjërave të pista, të lajmeve të rreme, duke ia kursyer lëtë rol Endri Fugës, që rri në prapaskenë./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne