Lavrov: Interesat e Turqisë për sigurinë e kufijve janë legjitime

Vlerësimet në lidhje me situatën në Siri Lavrovi i bëri në mbledhjen e organizuar në Soçi me drejtuesit e agjencive të inteligjencës dhe sigurisë.

“Ne mbrojmë idenë e krijimit të një bashkëpunimi praktik mes Damaskut dhe Ankarasë duke marrë për bazë Memorandumin e Adanës (1998),- tha Lavrov.

“Ne e kemi thënë përherë që i njohim interesat legjitime të Forcave Turke për të siguruar kufijtë e vendit”,- shtoi shefi i diplomacisë ruse.

Duke folur për dialogun ndërmjet Ankarasë dhe Damaskut, Lavrovi tha se ata (rusët) janë të gatshëm të ndihmojnë në dialogun e mundshëm që do të krijohej mes dy palëve në rast të përcaktimit të parametrave konkrete mbi bashkëpunimin mes ushtarëve turq dhe të regjimit për sa i përket implementimit në terren.

Ministri i Jashtëm rus tha se Rusia do të veprojë sipas rregullave ndërkombëtare dhe rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke shtuar se çështja e Sirisë do të diskutohet edhe në takimin mes Vladimir Putin dhe Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), në kuadër të vizitës që ky i fundit do të realizojë në Rusi në fund të këtij të këtij muaji./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne