Lavrov: Korridori humanitar në Gutën Lindore është i hapur

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov bëri të ditur se në Gutën Lindore që mbahet nën rrethimin e regjimit të Beshar Esadit është hapur një korridor humanitar.

Lavrov bëri të ditur se tani radha është tek militantë për ti dhënë fund pengesave për dërgimin e ndihmave humanitare dhe evakuimit të civilëve.

Në fjalimin e tij të mbajtur gjatë seancës së 37-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së të organizuar në Gjenevë, ministri Lavrov preku edhe në situatën e kampeve të refugjatëve në zonat Tanf dhe Rukban që janë zona të ndjeshme nga aspekti i civilëve sirianë.

Lavrov i bëri thirrje edhe koalicionit ndërkombëtarë të udhëhequr nga ShBA-ja për të mundësuar qasje në gjithë rajonin.

“U bëjmë thirrje anëtarëve të koalicionit që të mundësojnë qasje të ngjashme me atë në Gutën Lindore në zonat e kontrolluara nga ata, përfshirë edhe kampet e refugjatëve në Tanf dhe Rukban”, deklaroi Lavrov, ndërsa vuri theksin në nevojën e dërgimit emergjent në Rakka të një misioni të OKB-së dhe të Organizatës së Kryqit të Kuq Ndërkombëtar (ICRC) për të bërë vlerësimin e situatës.

Gjatë fjalimit të tij Lavrov i bëri thirrje të gjitha vendeve për të mos ndarë terroristët në “të mirë” dhe “të këqij”. / trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne