Lavrov: Kriza në Libi duhet të zgjidhet në kuadër të OKB-së

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov deklaroi se kriza në Libi duhet të zgjidhet në kuadër të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Lavrov në Moskë u takua me gjeneralin Khalifa Haftar i cili ka mbështetjen e Kuvendit të Përfaqësuesve në Tobruk.

Shefi i diplomacisë ruse tha se të gjitha përpjekjet në drejtim të zgjidhjes së krizës në Libi duhen të bëhen në kuadër të OKB-së.

“Rusia mbështet nismat që për ardhmërinë e Libisë të vendosin politikanët e këtij vendi”, tha Lavrov.

Ai gjithashtu theksoi se i shohin si pozitive përpjekjet e Haftarit për dialog me kreun e Këshillit të Qeverisë së Unitetit Kombëtar të Libisë Fayez Al-Sarraj.

Ndërsa Haftar tha se dëshirojnë të zhvillojnë miqësinë dhe bashkëpunimin me Rusinë.

“Tashmë kemi liruar 90 për qind të Libisë nga terroristët. Të gjitha objektet e naftës dhe ushtarake janë nën kontrollin tonë. Do të vazhdojnë përpjekjet tona derisa e gjithë Libia të jetë nën kontrollin tonë”, tha gjenerali Haftar.

Më pas Lavrov dhe Haftar nisën takimin e tyre kokë me kokë./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne