Bota

Lavrov: Nëse SHBA përfshihet në dialogun Prishtinë-Beograd, do të hyjë edhe Rusia

Serbia është në rrugën evropiane por do të vazhdojë të ndërtojë marrëdhënie të mira me Federatën Ruse, me dëshirën që këto marrëdhënie të jenë edhe më të mira, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në një konferencë të përbashkët me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Vuçiq ka përsëritur se Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë duke thënë se shpreson që Bashkimi Evropian të kenë mirëkuptim për këtë.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka thënë se vendi i tij nuk do të qëndrojë jashtë në qoftë se SHBA do të përfshihet në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

Ai ka theksuar se BE duhet të marrë hapa shtesë për të justifikuar besimin që i është dhënë si ndërmjetësues të dialogut.

“Do të dëgjojmë opinionin e Serbisë. Nëse SHBA-ja thirret në dialog dhe nëse Serbia e thërret Rusinë ne nuk do të qëndrojmë anash”, ka deklaruar Lavrov.

OPINIONE

INTERVISTA