Bota

Lavrov paralajmëron Amerikën për sulmet ndaj Koresë Veriore

Ministri i punëve të jashtme të Rusisë i ka quajtur provokuese sjelljet dhe veprimet e Amerikës në krizën në Gadishullin Korean, ka paralajmëruar se në rast të fillimit të një konflikti të armatosur me Korenë Veriore, Japonia dhe Koreja Jugore do të jenë viktima të para.

Gazeta ruse “Izostia” të dielën duke cituar Sergei Lavrov, ministrin e punëve të jashtme të Rusisë, ka shkruar: “Koreja Jugore dhe Japonia në këto rrethana duhet të jenë të kujdesshme, sepse me fillimin e luftës në Gadishullin Korean, do të bëhen viktima të para të kësaj lufte”. Ministri i jashtëm i Rusisë i ka quajtur të tmerrshme deklaratat e përfaqësueses së Amerikës në OKB e cila ka kërcënuar Korenë Veriore me shkatërrim të plotë, ndërsa ka deklaruar: “Rusia do të bëjë të gjitha përpjekjet për të parandaluar një konflikt të armatosur mes Amerikës dhe Koresë Veriore”. Lavrov duke dënuar aventurën raketore dhe bërthamore të Koresë Veriore, theksoi: “Kriza në Gadishullin Korean duhet të zgjidhet vetëm nëpërmjet rrugëve politike dhe diplomatike”. Ndërkohë Koreja Veriore të mërkurën ka deklaruar se ka testuar me sukses një raketë balistike ndërkontinentale e cila mund të godas rajone të ndryshme të Amerikës./ PT