Lavrov reagon ndaj qëndrimit amerikan në Venezuelë

Pyetjeve në lidhje me aktualitetin Lavrov iu përgjigj në një konferencë të përbashkët me ministrin e Punëve të Jashtme të Sierra-Leones, Alie Kabba pas një takimi në kryeqytetin rus, Moskë të martën.

“Uashingtoni ka shkelur të gjitha normat e të drejtës ndërkombëtare me mbështetjen që i jep Kryetarit të Asamblesë Kombëtare të Venezuelës, Juan Guaido, i cili e ka shpallur veten president të përkohshëm të vendit”,- u shpreh Lavrov, dhe vijoi: “Patjetër, që ne jemi të shqetësuar për ato që bëjnë ShBA-ja dhe aleatët e saj të ngushtë në lidhje me Venezuelën, duke shkelur të gjitha normat e të drejtës ndërkombëtare që mund ti vijnë njeriut në mendje”.

Shefi i diplomacisë ruse theksoi se kjo është në fakt një politikë e qartë për përmbysjen e pushtetit legjitim në Venezuelë.

ShBA-ja i ka hyrë rrugës së ndryshimit me forma të jashtëligjshme të regjimit në Venezuelë,- nënvizoi Lavrov,- ndërsa deklaroi se Rusia, së bashku me anëtarët e tjerë të përgjegjshëm të bashkësisë botërore, do të bëjë gjithçka për të mbështetur në një themel kushtetues pushtetin legjitim të presidentit venezuelas, Nikolas Maduro./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne