Lavrov: Rreziku i ISIS nuk ka përfunduar

Ministri i jashtëm i Rusisë pasi shprehu shqetësimet e tij mbi gjendjen në Lindjen e Mesme, ka thënë se rreziku i ISIS akoma nuk është eliminuar.

Sipas një njoftimi të Rusia Today, Sergei Lavrov ministër i jashtëm i Rusisë në takimin që pati me Reitano Marsudi homologu i tij indonezian, kërkoi që qëndrimet e të dyja vendeve për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në bazë të normave dhe dispozitave ndërkombëtare të jetë e njëjtë dhe e bazuar në parimet e OKB dhe në principin e zgjidhjes të mosmarrëveshjeve me dialog politik. Lavrov ndër të tjera shtoi se megjithëse janë bërë progrese në rrugën e kompromisit në Siri dhe në luftën kundër terrorizmit, situata në lindjen e Mesme dhe në veri të Afrikës është shqetësuese pasi ekziston akoma rreziku i ISIS. Terroristët vazhdojnë të kenë influencë në të gjithë botën dhe sidomos në kufijtë e Sirisë dhe të Indonezisë,- tha në fjalën e tij ministri i jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne