Lavrov: Rusia dëshiron bashkëpunim të ngushtë me Turqinë dhe Iranin

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov deklaroi se vendi i tij dëshiron të zhvilloj bashkëpunimin e ngushtë me Turqinë dhe Iranin në luftën kundër terrorit në Siri dhe Irak.

Në prononcimin e tij të bërë për gazetën “Esh-Shark El Avsat” që publikohet në Arabinë Saudite, ministri i Jashtëm rus, Segej Lavrov tha se bashkëpunimi i Moskës me Ankaranë dhe Teheranin luan rol kyç në vendosjen e stabilitetit në Siri dhe Irak.

“Nëse merren parasysh sfidat e gjithanshme dhe komplekse në Lindjen e Mesme besojmë se ndërveprimi në politikën e jashtme mes Moskës, Ankarasë dhe Teheranit është në dobi të të gjitha vendeve të rajonit. Jemi të vendosur që me partnerët tanë turq dhe iranian të vazhdojmë me punimet tona intensive dhe energjike në luftën kundër strukturimeve terroriste në Siri dhe Irak me qëllim të përmirësimit çdo herë e më shumë të situatës në Lindjen e Mesme”, deklaroi Lavrov.

Shefi i diplomacisë ruse gjithashtu bëri të ditur se kjo çështje është diskutuar edhe me Presidentin Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) gjatë vizitës së Presidentit Vladimir Putin në Ankara më 28 shtator.

“Gjatë kësaj vizite liderët konfirmuan gatishmërinë e tyre për vënien në jetë të marrëveshjeve të arritura në Astanë muajin e kaluar për gjetjen e zgjidhjes krizës në Siri dhe vendet tjera të rajonit dhe për bashkëpunimin e ngushtë mes shërbimeve të posaçme dhe në nivel ushtarak nëpërmjet Ministrive të Jashtme”, njoftoi Lavrov./ TRT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne