Lavrov: Rusia, Irani dhe Hezbullahu mbështetës së Sirisë kundër terrorizmit

Sergei Lavrov, ministri i punëve të jashtme të Rusisë, theksoi nevojën për ndryshimin e qasjes së vendeve perëndimore drejt një lufte të vërtetë dhe serioze kundër grupeve terroriste në Siri dhe deklaroi se Moska, Teherani dhe Hezbullahu janë mbështetës të Damaskut në luftën kundër terrorizmit.

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë të shtunën njoftoi se Lavrov ka thënë se ushtria e Sirisë me mbështetjen e forcave ajrore të Rusisë, konsultuesve ushtarak të Iranit dhe pjesëtarëve të Hezbullahut të Libanit në bazë të kërkesës së qeverisë së Damaskut, po luftojnë kundër terrorizmit anti-sirian. Ministri i punëve të jashtme të Sirisë shtoi se forcat e disa vendeve perëndimore, koalicioni amerikan dhe ushtria e Turqisë janë të pranishëm në Siri, por nëse aftësitë e këtyre forcave do të përqendroheshin në luftën kundër terroristëve të ISIS dhe Frontit Nusra në Siri, shumë më herë do të arrihej rezultati pozitiv i kërkuar. Lavrov në vazhdim tha se shumë faktorë ushtrojnë ndikim mbi situatën në Siri dhe theksoi: “Forcimi i armëpushimit është një prej çështjeve më të rëndësishme që realizohet nëpërmjet negociatave mes palëve siriane në Astana, kryeqytetin e Kazakistanit. Në këto negociata përcaktohen standarde dhe kritere për individët të cilët nuk dëshirojnë të njihen si terrorist në Siri”. Vlen të theksohet se Irani, Rusia dhe Turqia janë iniciatore të negociatave të Astanaasë për krizën në Siri të cilat kanë filluar tre muaj më parë dhe deri më tani janë zhvilluar katër raunde të tyre./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne