Lavrov: Rusia kupton shqetësimet e Turqisë mbi sigurinë kufitare

Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergey Lavrov, tha se Rusia i kupton shqetësimet e Turqisë për sigurinë e saj kufitare, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne i kuptojmë shqetësimet e Turqisë për sigurinë e saj kufitare”, tha Lavrov.

Operacioni i Turqisë në Sirinë verilindore është “rezultat i hapave të ndërmarra nga SHBA-të në rajon”, shtoi ai.

Komentet e Lavrovit vijnë një ditë pasi forcat turke bashkë me Ushtrinë Kombëtare Siriane (SNA) filluan operacionin “Burimi i Paqes” kundër terroristëve të PKK/YPG dhe DEASH-it në Sirinë veriore.

Operacioni në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë u nis për të siguruar kufijtë e saj duke eliminuar elementet terroriste, me qëllim për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.

Turqia ka thënë se grupi terrorist PKK dhe dega e saj YPG/PYD përbëjnë kërcënimin më të madh për të ardhmen e Sirisë, duke rrezikuar integritetin territorial dhe strukturën unitare të vendit.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë personave, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne