Lavrov: Rusia do të bashkëpunojë me Arabinë Saudite për bashkimin e kryengritësve

Ministri i jashtëm i Rusisë deklaroi se Moska dot ë bashkëpunojë me Riadin për të bashkuar frontin e kryengritësve në Siri.

Sergei Lavrov, ministër i jashtëm i Rusisë deklaroi se Moska po mundohet të bashkojë grupet kryengritëse në Siri. Duhet theksuar se Sergei Lavrov në një takim me Stefan De Mistura përfaqësues i OKB në çështjet e Sirisë diskutoi mbi bashkëpunimin dypalësh. De Mistra nga ana e tij tha se kushtetuta e re e Sirisë është një çështje shumë e rëndësishme e cila do të diskutohet javën e ardhshme në takimin e Gjenevës. Një prej burimeve nga pala e kryengritësve në Siri deklaroi se në takimin e fundit të organizuar në Arabinë Saudite është rënë dakord që kryengritësit në takimin e Gjenevës të marrin pjesë me një përfaqësues të vetë,. Ahmed Ramazan Kryetar i departamentit informativ në koalicionin kombëtar të Sirisë ka deklaruar se komiteti i lartë i negociatave është formuar nga 50 anëtarë prej të cilëve 11 do të marrin pjesë në takimin e Gjenevës. Takimi i kryengritësve sirianë në Arabinë Saudite u organizua ditën e premte për të përcaktuar listën me emrat që do të marrin pjesë në takimin e Gjenevës./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne