Lavrov: Rusia do të ndjekë të njëjtën rrugë nëse Amerika përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrorv tha se nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfshihen në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë atëherë edhe vendi i tij mund të ndjekë këtë rrugë.

Lavrov u takua me presidentin Aleksandar Vuçiç në kuadër të vizitës së zhvilluar në Beograd me rastin e 180-vjetorit të krijimit të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Serbisë dhe Rusisë.

Sergey Lavrov bëri vlerësime në lidhje me procesin e dialogut që zhvillohet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

“Nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfshihen në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Rusia nuk do të qëndrojë pa reaguar. Nëse vjen kërkesë nga Serbia edhe Rusia do të përfshihet në dialog” tha Lavrov.

Edhe presidenti Vuçiç tha se Serbia, e cila përparon në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, nuk do të zbatojë sanksione kundër Rusisë.

Ai tha se mendon që Bashkimi Evropian do ta presë këtë me mirëkuptim./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne